Zbardhet strategjia e LSDM në kurriz të shqiptarëve ?

Maqedonia

Zbardhet strategjia e LSDM në kurriz të shqiptarëve ?

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 12:02

Mediat pro partisë opozitare LSDM, ditëve të fundit po shpalosin strategjitë e tyre që mund të diktohen edhe nga kjo parti, për qasjen e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Portali “Libertas”, potencon qëndrimin e Dame Çkatrovskit, i cili shkruan se Gzim Ostreni, Rufi Osmani, Zijadin Sela, Abdulmenaf Bexheti dhe intelektualët e tjerë në kampusin shqiptar, janë të mjaftueshëm që LSDM-ja të bëjë koalicion të madh parazgjedhor kundër VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së.
Këtu flitet për luftë të mbijetesës së popujve në Republikën e Maqedonisë, shkruan portali në gjuhën maqedonase.

Zoran Zaev, shkruan Çkatrovski, e ka ndoshta shansin e fundit historik para vetës, para se popullata të shpërngulet nga Republika e Maqedonisë, dhe përveç 450.000 qytetarëve edhe 450.000 të tjerë të ikin nga shteti, nëse në zgjedhjet e ardhshme fiton VMRO-DPMNE dhe BDI.

Shansi i fundit për Maqedoninë, por edhe për Zoran Zaevin, është lista e përbashkët në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 dhe ti merr në anën e vete shumicën e votave dhe BDI-në ta leje në lidhje të thellë korruptive me VMRO-DPMNE-në dhe projektin e tyre për shpëtim të dy liderëve.

Ky kampus i madh plotësisht do ta ndryshonte rezultatin zgjedhor edhe në njësitë zgjedhore 1 dhe 2, transmeton “Libertas”.

Ky koalicion i gjerë në kampusin shqiptar do të mundej lehtë të përfiton së paku 10 deputetë, të mjaftueshme që mandatari i ri të jete Zoran Zaevi dhe të mjaftueshëm që të vije fundi i Gruevskit dhe PDSH-ja, dhe po aq e mjaftueshme që BDI të pastrohet nga korrupsioni i funksionarëve të vet, dhe të bëhet parti pa bagazh nga relacioni nga antikvizimi korruptiv dhe barokut të VMRO-DPMNE-së, shkruan “Libertas”.

Me strategjinë e shpalosur nga ky portal pro LSDM, në shprehje vjen formula e komunizmit në ish RSFJ e që fliste për “Vllazërim Bashkim”, por që u krijua dhe funksionojë në kurriz dhe në dëm të popullit shqiptar.

Nga pluralizmi politik, në Maqedoni ka pasur tentativa për parti qytetare por se kanë dështuar që në ciklin e parë zgjedhor që kanë marrë pjesë. Ka pasur tentativa edhe nga intelektual shqiptarë edhe nga ato maqedonas. Paralajmërime ka edhe për këto zgjedhje, siç është iniciativa e ish kryetarit të Shkupit, biznesmenit Trifun Kostovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat