Sot do të paguhen pensionet me rritje prej 621 denarëve

Maqedonia

Sot do të paguhen pensionet me rritje prej 621 denarëve

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 09:12

Rreth 300 mijë pensionistëve sot do t’iu paguhen pensionet me rritje prej 621 denarëve.

Me rritjen e sivjetshme, pensioni mesatar do të arrijë shumën prej 13.085 denarëve. Kjo është rritje prej 70 përqindëve në krahasim me vitin 2006, kur pensioni mesatar ishte 7.638 denarë. Në tetor të vitit 2016 do të ketë rritje të re të pensioneve prej 650 denarëve.

Ndryshimet ligjore të cilat duhet ta mundësojnë këtë rritje paradokohe u miratuan në Kuvendin e Maqedonisë. Mjetet për rritjen e re tashmë janë siguruar me Propozim buxhetin për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat