Afera “Telekom” dhe “bombat” e Zaevit përçanë BDI-në

Maqedonia

Afera “Telekom” dhe “bombat” e Zaevit përçanë BDI-në

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 09:02

Përçarja në BDI dhe që rezultoi me formimin e partisë së re Uniteti në krye të së cilës qëndron ish gjenerali gëzim Ostreni është një goditje e madhe për Ali ahmetin, vlerësojnë analistët.

Sipas Ismet Ramadanit është befasuese ajo se në krye të fraksionit është Gëzim Ostreni ish gjeneral I ICK-së, njëri ndër bashkëpunëtorët më ët afërt të Ali Ahmetit.

Ramadani thotë se nuk e din se sa e fuqishme politikisht do jetë ky fraksion, por kjo është dëm i madh për autoritetin e Ali Ahmetit sepse të gjitha kritikat vijnë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Ramadani mendon se kthesa më e madhe ndodh pas “bombave” të Zaevit për shkak se këto janë mega afera dhe këto afera patjetër që të ndihen edhe tek partia .

Sipas Ramadan Ramadanit, përveç “bombave” një efekt të veçantë ka edhe afera “mito për Telekomin.

“Si moment vendimtarë mendojë së është afera Telekomm, pas njoftimeve nga Gjykata e Nju Jorkut që është e një rëndësie të veçantë për shqiptarët sepse të gjitha këto të dhëna komprometojnë drejtpërdrejtë kreun e partisë”, thotë Ramadan Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat