Rikthehen tendat para kuvendit, kësaj here nga ish ushtarët

Maqedonia

Rikthehen tendat para kuvendit, kësaj here nga ish ushtarët

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:52

Deputetët në kuvend tani janë bërë me fqinjë të rinj. Ushtarët profesionistë të larguar nga ARM-ja, për shkak të zgjidhjeve të vjetra ligjore, ngritën tenda para Kuvendit. Ata kërcënuar se përveç protestës, do të bëjnë edhe grevë urie.

“Do t’i detyrojmë që të na shikojnë, e të mos harrojnë, ashtu siç na lanë deri tani, të harruar”, deklaroi Marijanço Gurbanski, kryetar i trupit koordinues të ushtarëve të larguar.
Shkak për grevën e ushtarëve profesionist është statusi i tyre i pazgjidhur. Deri në vitin 2014, ushtarëve profesionist iu përfundonte marrëdhënia e punës, me mbushjen e moshës 38 vjeçe. Por, atë vit ishte miratuar një ndryshim tjetër ligjor, me të cilin pragu i moshës i shty në 45 vjet. Ushtarëve që paraprakisht ishin larguar nga puna, për shkak të mbushjes së 38 vjetëve, u ishte ofruar prapë kthimi në punë, por deri në fund të vitit 2013, kanë qenë si të papunë.

“Le të më thotë dikush, si mundet që një njëri, me familje, të mbijetojë dy apo tre vjet pa punë. Pa gjetur punë për të ushqyer familjen? Gjatë ditës së nesërme do u dorëzojmë nismë për ndryshimin e ligjit të tanishëm për shërbim në ARM, ku kërkojmë që data 31.12.2013 të fshihet, dhe të përfshihen të gjithë ushtarët profesionistë të cilëve marrëdhënia e punës u ka përfunduar me mbushjen e 35 apo 38 vjetëve të moshës së tyre”, tha Marijanço Gurbanski, kryetar i trupit koordinues të ushtarëve të larguar.
Ish ushtarët thonë se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Takimet dhe apelet e deritanishme drejtuar Ministrisë dhe Presidentit, nuk kanë dhënë rezultat. Sipas Trupit koordinues, nga armata janë larguar mbi 100 persona gjatë viteve të kaluara për shkak të pragut të moshës sipas zgjidhjeve të vjetra ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat