Lëvizja BESA: Krimi ekologjik në Saraj

Maqedonia

Lëvizja BESA: Krimi ekologjik në Saraj

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 14:27

“Lëvizja BESA, përpos ndërrimit të strukturave politike të inkriminuara, të shantazhuara e të korruptuara, synon edhe ngritjen e vetëdijes ekologjike dhe pastrimin e ambientit, njëherë e përgjithmonë gjithandej ku ajo vepron. Me këtë rast, ne si Lëvizje ndihmojmë dhe përkrahim çdo nismë ekologjike në këtë drejtim, ndërsa kundërshtojmë ashpër çdokënd që me ose pavetëdije e dëmton ambientin jetësor”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA, duke alarmuar gjendjen me mbeturinat në Komunën e Sarajit.

“Ka një kohë të gjatë që aktivistët tanë nga Komuna e Sarajit alarmojnë që vetë kjo komunë, e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së, thuajse për çdo ditë mbeturinat e mbledhura nëpër vendbanime, në vend se t’i dërgojë në depozitë përkatëse – aty ku paguhen t’i dërgojë, ajo i hedh mbeturinat pranë lumenjve Vardar dhe Treska, si dhe në shumë lokacione tjera në territorin e Komunës. Një pjesë të mbeturinave i djegin, duke e dyfishuar kështu dëmin ndaj ambientit jetësor, një pjesë tjetër e mbulojnë në tokë me ekskavatorë, ndërsa pjesën më të madhe thjesht vetëm e hedhin ku të munden. Këto “bomba” ekologjike, përpos që e dëmtojnë rëndë ambientin dhe lumenjtë, aq më shumë i dëmtojnë ujërat nëntokësore, që pastaj banorët e kësaj ane i shfrytëzojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo injorancë dhe ky helmim është i kushtueshëm edhe sot, por e ka çmimin e vet edhe për pasardhësit tanë, sepse veprime të këtilla ose i kemi peshqesh nga pakujdesia e kryetarit të Komunës ose bëhen me qëllim të abuzimit me mjetet financiare, që qytetarët i paguajnë për mbledhjen e mbeturinave”, thonë nga BESA dhe njëherit i bëjnë thirrje Komunës së Sarajit që t’i ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e mbeturinave gjithandej Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat