Shtatë parti shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Shtatë parti shqiptare në Maqedoni

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 13:24

Në Maqedoni ende nuk janë shuar preferencat për formimin e partive politike shqiptare, numri i të cilave ka arritur në shtatë (BDI, PDSH, LR-PDSH, RDK, BESA, PPD, Uniteti).

Në garën politike deri tani vazhdimisht kanë dalë subjekte të reja politike, të cilët konkurrojnë me programet e tyre politike për të tërhequr elektoratin.

Në fillim të pluralizmit politik ka funksionuar vetëm një parti politike shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD). Pas dy dekadave, skena politike shqiptare pasurohet me dhjetëra parti të reja, shumica prej të cilave kohë pas kohe kanë shuar aktivitetin e tyre politik.

Formimi i partive politike është shndërruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupimeve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet.

Përkundër kësaj situate, analistët thonë se, nëse partitë e reja nuk ofrojnë një front të përbashkët opozitar, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare do të kenë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Njohësit e çështjeve politike në vend thonë se ofertat e reja politike janë të mirëseardhura, pasi është pjesë e proceseve demokratike shumëllojshmëria e axhendave politike. Por me rëndësi është edhe përmbajtja e axhendës që ofrojnë subjektet e reja politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat