Nova Makedonija: Berisha paska kryer atentatin ndaj Gligorovit!

Maqedonia

Nova Makedonija: Berisha paska kryer atentatin ndaj Gligorovit!

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 10:37

Në gazetën Maqedonase, Nova Makedonija, të botuar ditën e Shtunë, ka shkruar një tekst të gjatë mbi atentatin ndaj kryetarit të Maqedonisë, Kiro Gligorovit. Sipas gazetës kontraverse, ajo është munduar të zbardh atentatorët të cilët janë të panjohur akoma për publikun.

Duke u bazuar në intervistën e ish truprojës së Berishës në vitet 90-ta, Izet Haxhisë dhënë për portalin shqiptar, Dita, Nova Makedonija vetë ka marrë në pyetje Izet Haxhinë por edhe intervistuesen e tij, Mira Kazhanin.
“Kryeministri Berisha e priti grupin që kreu aktin terrorist ndaj Kiro Gligorovit,” citohet të ketë thënë Haxhija, për Nova Makedonija. Sipas kësaj të fundit, kjo tregon më së miri se Berisha është direkt i lidhur pas atentatit të kryetarit të Maqedonisë.

Kiro Gligorovi ka qenë ish funksionar i lartë në Jugosllavi, ku më vonë ishte promotori i pavarësisë së Maqedonisë./Bota sot


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat