Kush do jenë ministrat e LSDM-së në Qeverinë e Gruevskit

Maqedonia

Kush do jenë ministrat e LSDM-së në Qeverinë e Gruevskit

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:09

Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM do të duhet të përfshihet në Qeverinë aktuale me dikasteret që do t’i takojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, por edhe postet e zëvendësministrave.

Këto kuadro të LSDM-së do të duhet të jenë pjesë e Qeverisë deri më 20 tetor, ndërsa ata do të jenë edhe në Qeverinë kalimtare të formuar më 15 janar pa kryeministrin Nikolla Gruevski.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se gjatë ditëve të ardhshme do të dihet emri i ministrit të MPB-së dhe se kandidatura duhet të marrë dritë jeshile edhe nga VMRO-DPMNE dhe BDI. Zaev theksoi se ministri do të jetë një ekspert dhe jo personalitet nga qarqet politike. Si emër i mundshëm që përmendet është profesori universitar Vladimir Pivovarov, edhe pse për kandidaturën e tij ka pasur kundërshtime nga dega e LSDM-së në Kumanovë.

Përveç tij, si emër i mundshëm që përmendet është Slladjana Taseva, profesore universitare, por në shqyrtim janë edhe kandidatura të tjera.

Në postin e Ministrisë së Punës Sociale përmenden kandidat partiak dhe se emrat që përmenden janë Mila Carovska dhe Cvetanka Ivanova. Por LSDM pritet të ketë edhe postin e zëvendësministrit të Financave, ku përmendohen disa emra partiak të opozitës maqedonase. Përveç kësaj, LSDM do të ketë edhe zv/ministra në Ministrinë e Bujqësisë dhe ate të Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat