LSDM: Gruevski përgatit ikjen e Mijalkovit nga Maqedonia

Maqedonia

LSDM: Gruevski përgatit ikjen e Mijalkovit nga Maqedonia

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:54

Informacioni se ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkovit i është lëshuar një pasaportë diplomatike si ekspert është një skandal, sepse kjo do të thotë se institucionet e udhëhequra nga bashkëpunëtorët e kryeministrit Nikolla Gruevski hyjnë në një abuzim të rëndë të pushtetit, theksojnë nga partia opozitare e LSDM-së.

“Ministri i Jashtëm Nikola Popovski është i detyruar të shpjegojë mbi çfarë baze, MPJ lejoi pasaporta diplomatike për kushëririn e Gruevskit. Çfarë eksperti është Mijalkovi, cili institucion e ka emëruar dhe i kërkoi pasaportë diplomatike, e cila lëshohet për një ekspert në rast me afat të kufizuar. Ky veprim i ministrit të jashtëm Popovski flet se bashkëpunëtorët e Gruevskit përgatisin terrenin për ikjen e Mijalkovit nga Maqedonia”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat