Heshtje në BDI për “Uniteti”, Ademi: Të shohim çka ofron

Maqedonia

Heshtje në BDI për “Uniteti”, Ademi: Të shohim çka ofron

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:35

Në BDI nuk ka pasur disponim për të komentuar edhe më gjërësisht promovimin e sotëm të subjektit të ri politik “Uniteti”, që udhëhiqet nga bashkëpartiakët e tyre të deridjeshëm.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka dhënë një koment të shkurtër lidhur me promovimin e kësaj partie, e cila do të udhëhiqet nga gjenerali i luftës së UÇK-së dhe bashkëthemeluesi i BDI-së, Gëzim Ostreni.

“Të shohim se çka ofrojnë. Ne kemi agjendën tonë dhe do të vazhdojmë me zbatimin e saj”, deklaroi Ademi, i cili sot trashëgon postin e Ostrenit.

Nga ana tjetër, bashkëpartiakët e tjerë të BDI-së kanë refuzuar për INA të komentojnë formimin e kësaj partie të re, e cila do të rrezikojë trupin votues të ‘integristëve’.

Në BDI pritet mbajtja e një mbledhje të kryesisë, ku do të diskutohen skenare për të parandaluar vërshimin e anëtarësisë së tyre të pakënaqur drejt këtij subjekti të ri politik. Në disa degë tashmë ka pasur lëvizje në drejtim të nismës “Uniteti” dhe se kjo pritet të ndodhë edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat