VMRO: Telekom është mega skandal i LSDM-së

Maqedonia

VMRO: Telekom është mega skandal i LSDM-së

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 19:51

Telekomi është një mega skandal i LSDM-së dhe udhëheqjes së saj, të cilët nuk mund t’i shpëtojnë faktit se qeveria Social Demokrate është arsyeja pse qytetarët paguajnë faturat jashtëzakonisht të larta për shërbimet e telekomunikacionit dhe se paratë e mbledhura nga qytetarët përfunduan në xhepa privatë, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.

“Është e çuditshme se për punën e mediave LSDM-ja e fajëson VMRO-DPMNE, por nuk është e çuditshme nervozizmi i LSDM-së për rastin Telekom. Nervoza e tillë është rezultat i përfshirjes së thellë në afera kriminale dhe të dyshimta dhe frika se tani është shpalosur””, thonë nga VMRO-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat