Ministri Ademi mori pjesë në evenimentin “Ndërtojmë ura”

Maqedonia

Ministri Ademi mori pjesë në evenimentin “Ndërtojmë ura”

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:58

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi së bashku me Ambasadorin e Zvicrës dhe Holandës Stefano Lazarato dhe Voter Plomp dhe zëvendës Shefin e Misionit të OSBE – së, Mariane Berec, mori pjesë në hepeningun organizuar me rastin përvjetorit të evenimentit “Së bashku ndërtojmë ura”.

Ademi me këtë rast theksoi se i pasur është ai njeri i cili ka shumë miq, të cilët i kupton edhe pse kanë gjuhë të ndryshme amtare dhe i përkasin bashkësive të ndryshme etnike.

“Vendi ynë është një shembull se si duhet të ndërtohet, kultivohet dhe respektohet multietniciteti. Projekti „ Ndërtojmë ura” i cili realizohet nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, OSBE-ja dhe Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë , kontribuon edhe më shumë në përforcimin e fondamentit të shoqërisë sonë. Përmes aktiviteteve të përbashkëta, ku përfshihen nxënësit e bashkësive të ndryshme etnike dhe gjuhëve të ndryshme mësimore, rritet mirëkuptimi i ndërsjellët dhe integrimi i fëmijëve në mjediset shkollore” theksoi Ademi.

Në këtë eveniment morën pjesë më shumë se 700 nxënës nga 30 shkolla të cilët janë fitues të grandeve të fondit “Ndërtojmë Ura”.

“Jam i bindur se këtu mes jush, ka shumë miq që i përkasin kombësive të ndryshme, dhe të cilët nuk i kushtojnë vëmendje asaj, sepse lojërat dhe miqësia janë në rend të parë. E dijë që shumë lehtë kuptoheni, sepse para jush nuk ka asnjë barrierë dhe pengesë. Ne duhet të mësojmë nga ju ! Ju jeni shembulli më i mirë se si në të vërtet „Ndërtohen urat” tha Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat