Në duart e kujt do të përfundojë skandali korruptiv “Magjar Telekom”

Maqedonia

Në duart e kujt do të përfundojë skandali korruptiv “Magjar Telekom”

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 16:44

Skandali korruptiv me Telekomin e Maqedonisë që njihet si “Magjar Telekom” sipas gjitha gjasave do të shkojë për hetim special në Gjykatën Speciale.

Kjo bëhet e ditur nga burime të opozitës, që për INA kanë theksuar se ky rast do të kalojë në këtë gjykatë, pasi që ka biseda të përgjuara lidhur me këtë rast në relacionin midis disa politikanëve dhe prokurorëve.

Nga ana tjetër gjasat janë më të mëdha, për shkak se Prokurorja Lile Stefanova, e zgjedhur tani në ekipin e prokurorëve të Gjykatës Speciale në duart e saj ka pasur këtë rast për ta hetuar.

Pikërisht ajo para 10 ditëve ka hapur procedurën hetimore, ku ka dëgjuar ish shefin e policisë sekrete, Slobodan Bogoevski.

Rasti “Magjar Telekom” pritet të trondisë politikën aktuale, për shkak se në shesh do të dalin shumë protagonistë të skenës politike.

Gjykata e Nju Jorkut publikoi një dëshmi ku sipas saj në rastin “Magjar Telekom”, drejtorët e kësaj kompanie telefonike që bën pjesë si aksionare dominante në Telekomin e Maqedonisë kanë dhënë 7,5 milionë euro mito tek ish-kryeministri Vllado Buçkovski, zëvendësi i tij i dikurshëm Musa Xhaferri dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Por këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat e Bogoevskit, duke i quajtur shpifje dhe konstruksione që do të zbardhen nga drejtësia. Bogoevski deklaratën e tillë në formë dëshmie e ka dhënë para Gjykatës Amerikane të Nju Jorkut, e cila ka nisur hetimet për rastin, ku është e përfshirë edhe FBI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat