Zënkë për një vend parkingu në Q.T. “Mavrovasja”

Maqedonia

Zënkë për një vend parkingu në Q.T. “Mavrovasja”

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:44

Një zënkë ka ndodhur para disa çasteve tek parkingjet e qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, raporton Shenja.

Në zënkën e cila eskaloi në përleshje fizike, një person është goditur në kokë me shufër hekuri dhe ka përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore. Arsyet e zënkës sipas dëshmitarëve okular janë për shkak të një vendi për parkim.

Dëshmitarët thonë se sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit. Ekipet policore tanimë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat