Aksionit nacional “Maqedonia pa mbeturina”, iu bashkua edhe Komuna e Gostivarit

Maqedonia

Aksionit nacional “Maqedonia pa mbeturina”, iu bashkua edhe Komuna e Gostivarit

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:05

Aksionit nacional “Maqedonia pa mbeturina”, ashtu sikurse edhe viteve të kaluara iu bashkëngjit edhe Komuna e Gostivarit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vuri në dukje se komuna që drejton për çdo vit dhe me të gjitha institucionet që janë në kompetencë të saj, i bashkëngjitet këtij aksioni që ka për synim pastrimin e mjediseve publike nga mbeturinat e hedhura në lokalitete të pa lejuara, duke shfrytëzuar rastin që të apeloi deri tek qytetarët që të tregojnë kujdes me të madh në hedhjen e mbeturinave, duke i porositur ato që mbeturinat ti dërgojnë në deponinë e Rusinos.

“Komuna e Gostivarit për çdo vit i është bashkëngjitur aksionit nacional “Maqedonia pa mbeturina”, aksion që ka për qëllim pastrimin e mjediseve publike nga mbeturinat e hedhura jashtë lokaliteteve të lejuara me ligj. Ne si komunë vazhdimisht ndërmarrim aksione të tilla në çdo periudhë të vit, dhe vetëm këtë vit kemi realizuar mbi 10 aktivitete. Aksioni mbahet me qëllim që të zhvillohet vetëdija e qytetarëve për menaxhim të drejtë me mbetjet dhe të zhvillohet mekanizëm për mbështetje të qytetarëve, komunat dhe grupet e përfshira që më mirë të ballafaqohen me hedhjen e mbeturinave në vende të banuara. Ne të gjithë angazhohemi që të kemi një qytet më të pastër dhe prandaj unë i ftoj të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me gjendjen e pastërtisë”, tha kryetari Bejta, duke shtuar se: “Ne vazhdimisht kemi bërë pastrimin e qytetit, por nëse në këtë aksion kyçen të gjithë qytetarët, do të jemi një shembull i mirë edhe për qytetet tjera se si duhet të mirëmbahet ambienti ku jetojmë dhe veprojmë”.

Në këtë aksion Komuna e Gostivarit mes tjerash mori pjesë me pastrimin e rrugës nga Shushica drejt Simnicës, dhe përveç Ndërmarrjes Publike Komunale, në realizimin e aksionit ndihmuan edhe firmat private, Magnum Trans, Reka Projekt dhe Garden Bua Celi, për çka, kryetari Bejta i falënderoi për kontributin e tyre në mirëmbajtjen e mjedisit jetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat