Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në "Arseni Jovkov"

Maqedonia

Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në "Arseni Jovkov"

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:58

Policia i ka zbuluar autorët që hidhnin sprej "pips" në shkollën e mesme të Shkupit "Arseni Jovkov". Policia thotë se ka identifikuar 20-vjeçarin Nikolla Xhikovski si kryerës të kësaj vepre në shkollën mesme të Çairit, transmeton gazeta lajmpress.
Ndaj tij është parashtruar kallëzim penal, njësoj sikurse edhe ndaj 16-vjeçarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjeçarit Albin Kurtoviq. Për shokët e Xhikovskit, dihej se spërkatnin me sprej nëpër shkollë.

Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptar, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe lotim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat