Rafis Aliti i bindur: Arrestimi nipit ishte qërim hesapesh politike

Maqedonia

Rafis Aliti i bindur: Arrestimi nipit ishte qërim hesapesh politike

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 07:38

Në një prononcim për mediat, Rafis Aliti aktualisht nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, ka folur për arrestimi e nipit të tij disa ditë më parë.

Aliti ka shprehur bindjen se ky arrestim ka qenë i motivuar për qërim hesapesh politike ndaj tij.

“Në rastin tim është simptomatike ajo që nga fillimi i gjykimit, arrestimi i nipit tim ishte pompoze, edhe pse nuk bëhet fjalë për kriminel i cili dikur ka ikur nga policia dhe gjykata. Unë personalisht dhe njerëzit përreth meje dyshojnë pse kjo ka ndodhur dhe pse arrestimi i fundit ndodhi ndërsa ishte në punë, në vend që të marr ftesë për t’u paraqitur në gjykatë.

Avokatja që e përfaqëson konsideron se arrestimi i tillë është në kundërshtim me ligjin gjë që më bëri të dyshoj se kjo ndodh vetëm për shkak të qëndrimeve të mia politike, të cilat i ndaj publikisht. Nuk u dogj vetëm posta, por më herët dhe pas kësaj kishte shumë ngjarje të tilla – Moteli në Kodrën e Diellit, Pushimorja e MPB-së në Ohër, manastiret, por asnjë nga këto raste nuk u paraqit në mënyrë pompoze nëpër mediume dhe nuk kam dëgjuar se dikush është arrestuar.

Nipi im duhet të ketë qenë përbindësh për ta djegur postën, e ai në ato çaste as që ka qenë në objekt. Janë angazhuar ekspertë të cilët kanë dorëzuar dokumentacion në gjykatë se zjarri nuk ka ndodhur nga pakujdesia. Unë vetë kam marrë pjesë në shuarjen e zjarrit. Kjo sipas meje është qërim hesapesh politike”, ka thënë Aliti duke u përgjigjur në pyetjen e Fokus: “Pikërisht në atë drejtim burgosja e nipit tuaj, i cili ishte shef i Kabinetit tuaj ndërsa ju ishit drejtor i “Postës së Maqedonisë”, interpretohej si presion për të mos e lëshuar BDI-në dhe si porosi për të tjerët të tërhiqen nga ideja për të kaluar në parti të re”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat