Mediat shqiptare të diskriminuara financiarisht

Maqedonia

Mediat shqiptare të diskriminuara financiarisht

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:06

Mediat shqiptare në vend janë të diskriminuara financiarisht jo vetëm nga qeveria, por komuniteti ndërkombëtar dhe fondacionet e huaja.

Komentet u bënë në një debat që kishte për temë investimet dhe shtimin e profesionalizmit në gazetarinë shqiptare.

“Viteve të shkuara, një deri në dy milion janë harxhuar në përkrahjen e mediave në Maqedoni. Por, nuk e di një rast që prej atyre dy milionëve në vit që janë harxhuar të kenë shkuar për një medium shqiptar. A s’paska nevojë gazetaria shqiptare për ato mjete? Do të thotë aspak komuniteti ndërkombëtar në këtë plan nuk dallon nga qeveria”, deklaroi themeluesi i gazetës “Koha”, Lirim Dullovi, njofton RTVM2.

“Ne kemi organizuar konkurs dhe të vijnë pesëdhjetë, gjashtëdhjetë kandidatë dhe mezi nga 60-të i përzgjedh dy ose tre, kjo lë shumëçka për të dëshiruar”, tha nga ana tjetër, kryeredaktori i TV Art, Selajdin Xhezairi.

“Një analizë të thjeshtë në qoftë se e bëjmë të atyre problemeve profesionale, realisht problemet janë bazike”, theksoi gazetari Nazim Rashidi.

Në debat u theksua se sfidë e gazetarisë shqiptare duhet të jetë edhe rritja e kapaciteteve profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat