A do ta luftone UÇK-ja e 2015-ës me UÇK-në e vitit 2001 ?

Maqedonia

A do ta luftone UÇK-ja e 2015-ës me UÇK-në e vitit 2001 ?

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 22:02

Sot opinioni vendas u njofua edhe me një komunikatë të Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e cila publikisht mori përgjegjësinë e dy sulmeve të fundit që kanë ndodhur në Shkup.

Por kjo nuk ishte komunikata e parë që publikohet në emër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila për nga emri është identike me emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Atë Botë këtë ushtri e drejtonin drejtuesit aktual të partisë shqiptare në pushtet.

Parashtrohet pyetja nëse kjo Ushtri Çlirimtare Kombëtare e vitit 2015 a do ti shpalle "luftë" Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001.

Ndryshe, pas publikimit të Komunikatës së UCK-së, ku kjo e fundit merr përsipër dy sulmet e fundit që ndodhën në Shkup, mediat maqedonase nisën alarmin e tyre që nxorën nga komunikata e UCK-së se kjo e fundit përgatit sulme në tërë Maqedoninë.

Sipas këtyre medieve, UÇK dëshiron që të hakmerret për ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit që ndodhën në Kumanovë ku në kurth u sulmuan pa paralajmërim.

Këto media thirren në kumtesën zyrtare të MPB-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës sipas së cilës ky grup që veproi në Kumanovë ka përgatitur sulme në vende publike dhe institucione shtetërore.

Mediat maqedonase kanë ndezur alarmin e frikës dhe po presin që në ditët në vijim sulmet e fundit në Shkup të përsëriten edhe në ambiente tjera publike.

Sipas Shtabit të përgjithshëm të UCK-së, aksioni ka qenë i suksesshëm ndaj çerdheve të krimit të shqiptarëve të cilët punojnë në MPB.

Në komunikatë thuhet se janë gjuajtur 12 predha dhe se aksioni do të vazhdoje deri në çlirimin e fundit të burgosurve shqiptar nga viti 2001 e deri në konfliktin e fundit në Lagjen e trimave, thuhet në komunikatën me shkrim të datës 29 shtator të vulosur nga Komandant Kushtrimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat