Shilegov: VMRO punëson baxhanakun e Mijallkovit (Video)

Maqedonia

Shilegov: VMRO punëson baxhanakun e Mijallkovit (Video)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 20:56

LSDM-ja reagoi ashpër ndaj emërimit të baxhanakut të ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov në krye të Komisionit për unifikimin e politikës ndëshkimore.

Sipas Petre Shilegov, emërimi i Jovan Iliveskit është bërë nga kryeprokurori Marko Zvërlevski, i cili gjithashtu njihet si i afërt me pushtetin aktual nga bisedat e përgjuara. Për LSDM-në Iliveski nuk ka besueshmëri për ushtrimin e profesionit aktual të prokurorit për krimin e organizonit dhe aq më pak për rolin e tij të ri.

Megjithatë sipas partisë opozitare, kryeministrin Gruevski nuk mund ta shpëtojnë nga përgjegjësia për veprat kriminale as baxhanaku e as kumbari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat