Mediat maqedonase alarmojnë: UÇK planifikon sulme ndaj politikanëve në Maqedoni?!

Maqedonia

Mediat maqedonase alarmojnë: UÇK planifikon sulme ndaj politikanëve në Maqedoni?!

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:33

Pas publikimit të Komunikatës së UCK-së, ku kjo e fundit merr përsipër dy sulmet e fundit që ndodhën në Shkup, mediat maqedonase nisën alarmin e tyre që nxorën nga komunikata e UCK-së se kjo e fundit përgatit sulme në tërë Maqedoninë.

Sipas këtyre medieve, UÇK dëshiron që të hakmerret për ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit që ndodhën në Kumanovë ku në kurth u sulmuan pa paralajmërim.

Këto media thirren në kumtesën zyrtare të MPB-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës sipas së cilës ky grup që veproi në Kumanovë ka përgatitur sulme në vende publike dhe institucione shtetërore.

Mediat maqedonase kanë ndezur alarmin e frikës dhe po presin që në ditët në vijim sulmet e fundit në Shkup të përsëriten edhe në ambiente tjera publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat