Zaev: Tani BDI-së i kujtohet ta vendos në tavolinë Marrëveshjen e Ohrit

Maqedonia

Zaev: Tani BDI-së i kujtohet ta vendos në tavolinë Marrëveshjen e Ohrit

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:59

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pas pjesëmarrjes në konferencën për liderë të rinj në Shkup, u është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet politike dhe ecurinë e procesit për dalje nga kriza politike.

Për kërkesën e BDI-së, që të hapet çështja e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në grupet punuese Zaev ka thënë se ajo është procedurë joparimore.

“BDI, e cila thuajse tetë vjet në qeveri, tani e vendos në tavolinë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, ndërkaq deri më tani është kujdesur vetëm për punësime në korniza. Ajo është joparimore. Por, ne do të qëndrojmë në dispozicion kur është në pyetje për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Zaev, njofton Meta.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot i është përgjigjur edhe pyetjes se a janë të vërteta akuzat që sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja i ka bllokuar bisedimet me qëllim që të vazhdojë t’i publikojë “bombat”. Ai ka thënë se nëse LSDM-ja, do të kishte dashur të vazhdojë me publikimin e bombave s’do të u ulte fare në tavolinën biseduese me VMRO-DPMNE-në.

Në lidhje me spekulimet rreth emrave të ministrave të mundshëm të qeverisë së re kalimtare, Zaev ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat