Pika pagesore Petrovec neser nuk do të funksionojë

Maqedonia

Pika pagesore Petrovec neser nuk do të funksionojë

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:29

Pika pagesore Petrovec nesër nga ora 5 deri në orën 18 do të jetë e mbyllur për shkak të xhirimit të filmit “A fond” të shtëpisë pagesore franceze “Çik films”, por në këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të qarkullimit në autostradë.

Sipas njoftimit nga “Çik films” dhe “Produksionit Manifaktura” pika pagesore Petrovec do të jetë e mbyllur në dy drejtimet.

“Autostrada nuk do të mbyllet për qarkullim, por do të ketë sinjalizim përkatës rrugor, i cili udhëzon në qarkimin rreth e rrotull, duke shmangur pikën pagesore, e cila nuk do të kryejë pagesë, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat