Javën e ardhshme nis “Marshimi për shpëtimin e Tetovës”

Maqedonia

Javën e ardhshme nis “Marshimi për shpëtimin e Tetovës”

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 13:11

Këshilli nismëtar i përbërë nga OJQ, shoqata ekologjike, intelektualë, dhe përfaqsues të partive politike për organizimin e aktiviteteve për rruajtjen e ambientit jetësor njofton se më 9 tetor ( e premte) 2015 do të organizojë marshin gjithëqytetarë me moton : “Marshimi për shpëtimin e Tetovës”.

Lexoni komunikatën e plotë:

Marshimi do të fillojë në orëm 13.30 prej sheshit të qytetit të Tetovës deri te ndërtesa e Kuvendit të Tetovës ku të pranishmëve do t’Ju drejtohen përfaqsues të OJQ-ve, shoqatave ekologjike, përfaqsues të partive politike dhe asociacioneve tjera.

Nxënës,, studentë, OJQ, shoqata ekologjike, intelektualë, punëtorë, qytetarë të çdo përkatësie kombëtare, etnike, fetare e gjuhësore, parti politike na bashkangjiteni bashkërisht t’i luftojmë ata të cilët na e rrezikojnë jetën : a nuk e shihni se kemi kollabuar nga mungesa e ujit të pijshëm dhe jemi të asfiksuar sepse prej nesh e vjedhin ajrin e pastër dhe ua shesin të tjerëve, a nuk e shihni se shëndeti dhe jeta jonë vlen më pak se euro-të që i marrin politikanët e pandërgjegjshëm?

Ju ftojmë bashkërisht të mblidhemi dhe të marshojmë, sepse

-nuk kemi ujë të pastër për pije,

-Jugohromi pa filtra i tolerura nga Qeveria, çdo ditë na e shkurton nga një minutë prej jetës tonë dhe për ata paratë e huaja janë më të lezeçme se shëndeti dhe jeta jonë,

-riaktivizimi i deponisë së egër na rrezikon jetën tonë dhe të fëmijëve tanë, na e zhduk ardhnërinë,

-prerja e pakontroll e drunjëve dhe shkatrimi i pyjeve që sjell vërshime dhe rritje të CO2.

Të tjerët Ju kanë thirrur ta votoni “kryetaren konsensuale” kurse ne Ju thërrasim të votoni për jetën tonë sepse ajri i pastër dhe uji i pastërt janë barazi me jetën tonë.

T’i bashkangjiteni Këshillit të përbashkët nismëtar për organizimin e protestave të qeta dhe dinjitoze!

Uji i pastër si dhe ajri i pastër nuk kanë ngjyrosje politike; ato janë shuarje e etjes dhe frymëmarrje e çdonjërit prej nesh!

-Na bashkangjitemi, do t’JU vijmë pas!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat