Shkup: 13 aksidente, 5 të plagosur

Maqedonia

Shkup: 13 aksidente, 5 të plagosur

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 11:28

Nga të dhënat e ministrisë së brendshme në Maqedoni, dje, vetëm në qytetin e Shkpit janë kryer 13 aksidente, prej të cilave 10 me dëme materiale dhe 3 të tjerat kanë plagosur 5 vetë. Ajo më e rënda ishte rreth orës 19:40, në rrugën Aco Shopov, ku i plagosuri ishte vozitësi i motorit.

Brenda 24 orëve policia ka kryer kontrolle të shumta ku ka dënuar 86 persona që nuk respektonin shpejtësinë, 33 të ndikuar nga alkooli dhe18 persona që vozisnin pa leje.

Maqedonia ka ashpërsuar ligjet e qarkullimit rrugor, pasi sipas saj, janë shtuar së tepërmi viktimat nga ky sektor./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat