Borxhi i Maqedonisë shtohet edhe për 83 milionë euro

Maqedonia

Borxhi i Maqedonisë shtohet edhe për 83 milionë euro

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 11:19

Maqedonia merr huan e re, pavarësisht alarmit të deficitit. Bëhet fjalë për 83 milion euro, të sapo miratuara nga Banka Botërore. Paratë pritet të shkojnë për “Projektin e ndërtimit dhe zhvillimit të rrugëve të vendit”.

78 milionë euro nga këto para, gjatë 3 viteve të ardhshme do të përdoren për ndërtimin e rrugës me dy korsi, mes Rankovcës dhe Kriva Pallankës, rreth 27 kilometra e gjatë. Huaja duhet të kthehet për 28 vjet, ndërkohë që periudha e tolerancës, do të jetë 8 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat