Bogoevski dëshmon: 5 milionë euro nga “Magjar telekom”, i kanë marrë Ali Ahmeti e Musa Xhaferri

Maqedonia

Bogoevski dëshmon: 5 milionë euro nga “Magjar telekom”, i kanë marrë Ali Ahmeti e Musa Xhaferri

Më: 6 shtator 2015 Në ora: 15:45

Në pjesën e dëshmisë së ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish këshilltarit të Qeverisë Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së sajë motër – “Telekomi i Maqedonisë”, Bogoevski në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontravers grek Dimitris Kondominas.

Gjatë seancës para gjykatën e Nju-Jorkut, Bogoevski ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit qeveritar amerikan, që kanë të bëjnë me miton e marru nga partnerë të caktuar politikë pjesë e qeverisë së atëhershme, të ciliën atëherë e kryesonte kryeministri Vllado Buçkovski.

Kështu, në transkriptin e publikuar në 25 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).

Më tej, Bogoevski vërteton se në kuadër të “pejperit të ri” dokument ky të cilin e kishin përpiluar drejtorët e “Magjar Telekomit”, në bashkëpunim me këshilltarët e Buckovskit dhe Kondominas, në paragrafin 231, të ‘Non-pejper kontratës, i cili ishte nënshkruar nga Vllado Buçkovski dhe drejtorët e “Magjar Telekomit”, thuhet se prej shumës 7.5 milionë euro, 5 milionë kanë qenë për miqtë nga Tetova, kurse 2.5 milionë për palën A, Buçkovskit.

Në pyetjen nëse Bogoevski se me emrat e kujt kanë lidhje incialet А.А. dhe M.XH., ish shef i policisë Bogoevski ishte përgjigjur se këto janë inicialet e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat