Në Maqedoni kanë kaluar mbi 60.000 refugjatë

Maqedonia

Në Maqedoni kanë kaluar mbi 60.000 refugjatë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:38

Numri i përgjithshëm i refugjatëve që kanë kaluar tranzit përmes Maqedonisë prej qershorit të këtij viti është 60,421. Kjo shifër mund të jetë më e madhe duke pas parasysh refugjatët të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen.

Vetëm sot janë regjistruar 1462 shtetas të huaj në Maqedoni, prej të cilëve 889 burra, 224 gra, 271 fëmijë me prindër dhe 78 fëmijë që udhëtojnë pa prindër. Sa u takon shtetësisë, policia maqedonase tregon se 1253 janë sirianë, 85 irakenë, 81 afganistanezë, 23 pakistanezë, ndërsa të tjerët me një numër më të vogël. /Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat