Maqedonia pjesë e fushatës së BE-së “Bëhu aktiv”

Maqedonia

Maqedonia pjesë e fushatës së BE-së “Bëhu aktiv”

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:16

Maqedonia edhe sivjet do të jetë pjesë e fushatës së Bashkimit Evropian “Bëhu aktiv” me të cilin promovohen sporti dhe mënyra e shëndetshme e të jetuarit.

Pjesëmarrës në aktivittet e parapara që do të mbahen të hënën dhe të premtën javën e ardhshme, do të jenë nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme, si dhe studentët.

Siç thanë sot në konferencën për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Marjan Spaseski, qëllimi është inkuadrimi më masiv i të rinjve në aktivitetet sportive.

“Posaçërisht jemi të kënaqur që Maqedonia, e vetmja nga vendet në rajon të cilat nuk janë anëtare të BE-së, do të jetë pjesë e aktivitetit promovues për shënim të Javës evropiane të sportit”, tha Ristovski, duke shprehur falënderim deri te Unioni për mbështetjen e siguruar.

Në kuadër të fushatës, pasnesër, në sheshin “Filipi i Dytë”, nga ora 18 deri në orën 19:30 do të mbahet aktiviteti i parë i cili përputhet me të ashtuquajturën Ditë e hapur e sportit ose Panair i sporteve të cilin Agjencia për të rinj dhe sport e realizon në kontinuitet disa vite, ndërsa në premten arena “Filipi i Dytë” është e rezervuar për Ditën e sportit shkollor dhe universitar.

Në Panairin e sporteve shumica e federatave sportive kombëtare do të kenë rast të promovohen, t’i prezantojnë disiplinat dhe klubet e tyre, ndërsa në Ditën e sportit shkollor dhe universitar do të mbahen ndeshje futbolli me ç’rast pjesëmarrës kryesor do të jenë klubet sportive shkollore, gjegjësisht nxënësit më të mirë në futboll të madh nga shkollat fillore dhe të mesme, si dhe studentët. Paralelisht, në stadiumin e qytetit në Shkup do të promovohen edhe disa disiplina atletike. Hyrja për të gjitha ngjarjet do të jetë e lirë.

“Besoj se të gjithë qtetarët gjatë këtyre dy ditëve do të kenë mundësi që të njoftohen me sportet të cilët tek ne kanë traditë më të gjatë, si dhe me ato që janë më të popullarizuara në Evropë dhe në botë, por edhe se do të fillojnë t’i praktikojnë”, theksoi Spaseski, duke shtuar se është më e rëndësishme që të rinjtë të merren me sport dhe aktivitete sportive dhe një ditë ndonjë nga ata të bëhen sportistë profesionalë të cilët do ta përfaqësojnë Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat