Utrinski: Dëshmia e Bogoevskit për rastin “Magjar telekom” është publike

Maqedonia

Utrinski: Dëshmia e Bogoevskit për rastin “Magjar telekom” është publike

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:49

Dëshmia e Slobodan Bogoevski, ish shef i policisë së fshehtë maqedonas është i hapur për opinionit, po ashtu edhe dokumente tjera prej ku mund të lexohet emri i ish funksionarit të lart maqedonas i cili është përmendur për pranimin e mitos e që është i përzier në skemën e korrupsionit dhe shumë gjëra tjera rreth dëshmisë që është realizuar në ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe personalisht përmes një video konference, shkruan Utrinski Vesnik.

Arsyeja e publikimit të dokumentit është hedhja poshtë e kërkesës së tri drejtorëve të akuzuar të “Magjar Telekom”, Andrash Balog, Elek Shtraub dhe Tamash Morvai që të mos pranohet dëshmia e Bogoevski pasi që nuk kanë pasur mundësi të mjaftueshme për ta pyetur në dëgjimin e organizuar në Ambasadën e SHBA-së në Shkup përmes video konferencës.

Sipas asaj që qëndron në dokumentin zyrtar të paditësit, Bogoevski ka vërtetuar se ka qenë i përfshirë si ndërmjetësues në korrupsion ku ka siguruar dokumentet dhe imejlat kyç gjatë të cilës Komisioni amerikan për letrat me vlerë e ka kuptuar shqetësimin tek të akuzuarit nga dëshmia e Bogoevskit.

Ashtu si mund të shikohet nga dokumenti, Bogoevski ka kërkuar dhe ka pasur statusin e dëshmitarit të mbrojtur përkohësisht, pasi që nuk ka dashur që të kuptohet pjesëmarrja e tij në këtë proces në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat