Me dyer të mbyllura sot grupet punuese diskutojnë për prokurorin special

Maqedonia

Me dyer të mbyllura sot grupet punuese diskutojnë për prokurorin special

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 12:48

Grupet punuese të katër partive më të mëdha politike sot bisedojnë për zgjedhjen e prokurorit special i cili duhet të punoj në rastin e “Përgjimeve”.

Kjo është njëra prej temave më të nxehta për të cilën duhet të merren vesh partitë, transmeton zhurnal.mk

Ashtu si paralajmëroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të ndryshohet ligji aktual për prokurorin publik. Ai dje nga Tetova theksoi se pret që ndryshimet ligjore mund të gjenden në Parlament qysh nga e hëna. Në aneksin e marrëveshjes nga Przhino, shkruan se prokurori special do të zgjidhet deri me 15 shtator të këtij viti me pëlqimin e katër partive politike.

Bisedimet e partive janë të mbyllura për opinionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat