SHBA uron pavarësinë e Maqedonisë

Maqedonia

SHBA uron pavarësinë e Maqedonisë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:13

Sekretari shtetëror Xhon Keri në emër të kryetarit Barak Obama dhe të qytetarëve të SHBA-së uroi tetë shtatorin, Ditën e pavarësisë së Maqedonisë.

“SHBA-të janë krenar që janë mik dhe partner i Maqedonisë dhe vazhdojmë përcaktimin tonë që t`i ndihmojmë këtij vendi në rrugën e integrimit euroatlantik.

E gjithë kjo përmes sundimit të së drejtës, promovimit të lirisë së medieve dhe ndërtimit të një baze të fuqishme demokratike për një shoqëri multietnike.

Përderisa edhe SHBA-të edhe Maqedonia bashkëpunojnë në përballje me sfidat e këtij shekulli, populli maqedonas ka mundësi që të veproje në formimin e institucioneve dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme”, qëndron ndërmjet tjerash në urim.

“SHBA e përkrah zhvillimin dhe tranzicionin e Maqedonisë gjatë njëzet e katër viteve dhe bashkërisht e festojmë atë që populli maqedonas e ka arritur qysh nga pavarësia e këndej. Premtojmë se do ta vazhdojmë bashkëpunimin drejt një të ardhme demokratike të sigurtë dhe prosperuese.”, thuhet ndërmjet tjerash në telegram urim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat