Zaevi thumbon Teuta Arifin: Tetova edhe në shekullin 21 ka ende probleme me ujin!

Maqedonia

Zaevi thumbon Teuta Arifin: Tetova edhe në shekullin 21 ka ende probleme me ujin!

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:34

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi sot gjatë vizitës së tij në Tetovë, ka thumbuar kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke theksuar se është një katastrofë e vërtetë që Tetova edhe në shekullin 21 ka ketë probleme për ujë të pijshëm, qendra sportive është lënë si në kohën e socializmit.

“Së pari, Tetova është një nga rajonet më të mëdha, një qytet më i madh pas kryeqytetit në Maqedoninë tonë. Patëm mundësinë të kalojmë nga qendra sportive, pamë se ishte lënë në kohë të lashtë, diçka që ishte lënë madje edhe nga socializmi. Pas iformatave, rreth 70 për qind e qytetarëve të qytetit të Tetovës, i kanë të listuara këto terrene sportive. Këtu është shkolla e mesme, shkolla fillore, salla sportive, … premtimet për pishinën e qytetit, dhoma moderne, mbeti në zgjedhje, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e problemeve”, tha sot Zaevi.

Ai më tej thaksoi se është një katastrofë e vërtetë dhe e papranueshme që në shekullin 21 një qytet i madh si Tetova të ketë ende probleme për ujë të pijshëm.

“Shekulli 21, dekada e dytë, dhe Tetova ka restriksione për ujë të pijshëm. Tetovë, nuk flasim për një vendbanim të vogël në Maqedoninë tonë. Në të gjitha zgjedhjet politikanët vijnë dhe shkojnë, sot 200 metra, nesër 300 metra do të bëjmë, problemi mbeten”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat