Gashi: Nuk do të ndalemi, do ta merrni vesh se kush është BESA

Maqedonia

Gashi: Nuk do të ndalemi, do ta merrni vesh se kush është BESA

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:44

Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka bërë një profil Lëvizjes që përfaqëson, aktiviteteve të deritashme e synimeve për të ardhmen.

Ai ka shkruar se në ambientin politik çfarë mbisundon në Maqedoni është rëndë të shpjegosh kush je dhe çka synon, por ka theksuar se aktivistët e Lëvizjes BESA nuk do të ndalen duke përsëritur se kush janë dhe çka synojnë, derisa ta kuptojnë të gjithë.

Më poshtë japim të plotë shkrimin Gashit të publikuar në Facebook!

BESA është subjekt politik shqiptar, autokton, autentik dhe autonom;

BESA promovon dhe vlerëson moralin, diturinë, profesionalizmin e ndershmërinë;

BESA do ta luftojë krimin, korrupsionin, injorancën dhe mashtrimin derisa të ekzistojnë ato;

BESA synon ta bëjë shqiptarin zot në shtëpinë e vet, të fuqishëm në ekonomi, arsim, kulturë dhe shkencë;

BESA synon që administratorët të jenë profesionistë e në shërbim të qytetarit dhe jo të varur politik nga partia;

BESA synon ta ndërtojë politikanin, i cili është në shërbim të mësuesit, drejtorit, shkencëtarit, aktorit e regjisorit e jo t’i zhvatë e t’i bëjë ata ushtarë të partisë;

BESA angazhohet për media të lira, kundër (auto)censurës, ku gazetarët do të jenë të lirë ta shpalosin të vërtetën para shikuesve e lexuesve të tyre;

BESA do të ndërtojë shoqëri, ku analistët do të jenë njerëz të respektuar në shoqëri, sepse e kritikojnë politikanin dhe jo të anatemuar e të nënçmuar vetëm se janë kritikë ndaj politikanëve.

Për 9 muaj sa jemi në skenën politike shumë njerëz e kanë kuptuar këtë mision të sinqertë që e ka filluar BESA, por te shumë të tjerë zëri ynë ende nuk ka depërtuar. MEGJITHATË NE NUK DO TË NDALEMI…. Ky është dallimi të jesh BESË!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat