Zaev pret tejkalim të dallimeve midis prokurorit special publik

Maqedonia

Zaev pret tejkalim të dallimeve midis prokurorit special publik

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:40

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Tetovë deklaroi se dallimet midis ekipeve profesionale në negociatat partiake rreth ligjit për prokurorin special publik janë të konceptuara dhe se pritet që në ditët në vijim të tejkalohen dhe në fillim të javës së ardhshme, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prokurorinë të jenë para deputetëve.

"Qëndrimi ynë mbetet se prokurori special publik është shërbim që nënkupton zëvendës të tij, shërbime profesionale dhe teknike për mbështetje, pagë të duhur me çka procesi mund të vazhdojë. Vështirësitë në negociata mund të tejkalohen, ndërsa qëndrimi ynë mbetet se prokurori special duhet të ketë autonomi të plotë. Megjithatë, në këto negociata ne jemi vetëm një prej katër palëve, por konsideroj se shumë shpejt mund të vijë deri në marrëveshje të përbashkët", deklaroi Zaev.

Një njeri, shtoi, vetë nuk mund të përballet me materialin e madh i cili përfshin 28 lëndë si "Puç" dhe të tjera kundër kreut të pushtetit, por i duhen zëvendës dhe bashkëpunëtorë të tjerë me të cilët do të vendosin për këtë problematikë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet. Është e pandershme të bindet opinioni se një njeri është i mjaftueshëm për këtë, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth ankesave të dorëzuara nga prokurorë të vendimit gjyqësor për mos marrje parasysh të përgjimeve, Zaev tha se pret se "instancat më të larta gjyqësore me mençuri do të vendosin për këtë çështje, ndërsa opinioni është i njoftuar për ankesat e prokurorisë dhe ekspertët e pavarur gjyqësor".

"Kjo aspak nuk ndikon në ardhmërinë rreth pozicionimit tonë për prokurorin publik special. Nëse instancat më të larta sjellin vendim të drejtë, kjo do të jetë sinjali i parë se jemi të gatshëm ta kthejmë gjyqësinë e pavarur. Nëse edhe me këtë nuk do të ketë organe të pavarura hetuese, unë dhe në përgjithësi opozita të gjitha dëshmitë që i posedojmë në pajtim me ligjin për antikorrupsion dhe rregullat tjera pozitive ligjore do t'i vendosim në mbikëqyrje të opinionit", deklaroi Zaev.

Ai tha se me formimin e komisioneve anketuese në Parlament, në të cilat të gjitha subjektet politike mund të ngrisin tema në interes do të dalë në shesh "e vërteta për shumë ngjarje në shtet midis të cilave është edhe rasti Monstra".

Gjatë qëndrimit në Tetovë, Zaev u takua me udhëheqësinë komunale të partisë dhe me qytetarë. U përqendrua në gjendjen me, siç tha, lëshimin e tërësishëm të Qendrës sportive në Tetovë dhe potencoi se ky qytet po përballet me restrikcione të ujit dhe është një prej më të ndoturve në Maqedoni e madje edhe në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat