Renata Treneska Deskoska, nënkryetare e re e Kuvendit

Maqedonia

Renata Treneska Deskoska, nënkryetare e re e Kuvendit

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:41

Renata Treneska Deskoska sot me 86 vota "për" dhe një "kundër" është zgjedhur për nënkryetare të Kuvendit me propozim të grupit të deputetëve të kryesuar nga LSDM-ja.

Pas votimit, Treneska Deskoska dha deklaratë solemne se me ndërgjegje, me përgjegjësi dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën do ta kryejë këtë funksion.

Deputeti Goran Miskoski shkurt sqaroi se Treneska Deskoska është e njohur në jetën shoqërore dhe politike, është profesoreshë në fakultetin juridik, doktor shkence, autore dhe bashkautorë e rreth 30 librave dhe njëqind punëve. Shfaqi shpresë se ajo do të zhvillojë disa nga seancat e Parlamentit.

Аi përsëriti se kthimi i opozitës në Kuvend është vetëm për shkak të marrëveshjes së arritur në Përzhino dhe u përqendrua në arsyet për shkak të së cilave opozita madje më 1 shtator u përfshi në punën e Kuvendit.

Kuvendi gjegjësisht shumica qeveritare, sipas deputetit të PRSD-së, nuk e ka mësuar mësimin nga 24 dhjetori dhe se në muajt e fundit me procedurë të shkurtuar janë sjellë 289 ligje.

Në seancë janë votuar edhe vendimet për plotësim të vendeve të zbrazëta në komisionet kuvendore dhe trupat nga ana e deputetëve të opozitës.

Kuvendi e mbajti vazhdimin e seancës së 4-të në të cilën konstaton tërheqje të dorëheqjeve të deputetëve të opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat