Lazarevska: Është manipulim thënia se Gjykata po kryen presion ndaj televizionit Telma

Maqedonia

Lazarevska: Është manipulim thënia se Gjykata po kryen presion ndaj televizionit Telma

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:07

Gjykata nuk futet në politikat redaktuese ose pozicionet, pasi që vendi i im i punës është sistematizuar në bazë të karrierës të ndërtuar në atë televizion.

Unë atje kam një marrëdhënie të rregullt pune dhe të drejta të punëtorit të rregulluara sipas Ligjit për marrëdhënie pune.

Sipas kësaj, është manipulim i rënd informacione me të cilën u hapën lajmet në Telma se gjykata po bën presion ndaj Telma, deklaroi për A1on, ish redaktorja e programit të informimit në Telma, Emilija Lazarevska, transmeton zhurnal.mk

Ajo theksoi se drejtori Atanas Kirovski me ndryshimin e tezave dhe fakteve po tenton që të paraqes një pamje të gabuar edhe për Gjykatën edhe për të.

“ Mund të bërtasim, të mos pajtohemi, të debatojmë prapa skenës. Kur nisi procesi i bërjes së lajmeve janë të rëndësishme vetëm faktet, e vërteta objektiviteti dhe profesionalizmi. Në këtë gjë isha e kujdesshme gjatë bërjes së lajmeve në TV Telma.

Do të vazhdoj në atë frymë. Kjo nuk është vetëm lufta ime. Kështu duhet që të kuptohen të gjithë gazetarët dhe profesionistët nga esnafi, por edhe punëdhënësit. Secili prej neve është personalitet me integritet profesional dhe të kaluar.

Dhe askush nuk ka të drejt që në këtë mënyrë të sillet ndaj të punësuarve dhe ta keqpërdor pozitën dhe besimin që iu është dhënë. Unë as vitin e kaluar as tani nuk e kam në plan që të dorëzohem nga dëshmia për të vërtetën dhe drejtësinë”, deklaroi për A1On, Lazarevska e cila tani punon në programin e mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat