Zaevi do të bëhet kryeministër, kur unë do të bëhem mbret i Japonisë

Maqedonia

Zaevi do të bëhet kryeministër, kur unë do të bëhem mbret i Japonisë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:03

Seanca e parë kuvendore pas kthimit të opozitës maqedonase në Parlament po kalon në një debat të ashpër.

Deputetet e VMRO-DPMNE-së kanë adresuar kritika të ashpra ndaj deputetëve të opozitës maqedonase së kinse janë fajtor për incidentin në Kumanovë dhe për krizën politike në Maqedoni.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Romeo Trenov ka theksuar se LSDM-ja së bashku me disa të tjer kanë vrar policët e Maqedonisë në lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj të këtij viti. Ai është i bindur se kryeministri, Gruesvki edhe një herë do t’i fiton bindshëm zgjedhjet.

"Qytetarët sakt e dinë se kush është i aftë. Kjo foltore ka duruar gjithcka, andaj Gruevski do të jetë kryeministri i ardhshëm pas 24 prillit. Zaevi mund të bëhet kryeministër, kur unë do të bëhem mbret i Japonisë. Ju e vrisni policinë maqedonase në koordinim me dikënd tjetër në Kumanovë, për atë edhe do të humbni, e jo se zgjedhjet nuk kan qenë korrekte. Populli maqedonas nuk është kafshë dhe nuk jeton në stane barinjësh, populli maqedonas sheh, vlerson dhe gjykon”, ka deklaruar, Trenov.

Ndërkoh në fjalimin e tij reagoi deputeti i opozitës maqedonase, Goran Misovski duke shtuar se VMRO-ja ka një refren akuzash ndaj opozitësh. Sipas tij aferën e përgjimeve duhet që VMRO-ja të lenë në duart e prokurorit special që ta zbardh të vërtetën.

Polemika ka shkaktuar edhe mos prezenca e deputetëve të LSDM-së më shumë se 1 vit. Komentet e deputetëve të VMRO-së kanë qenë se deputetët e cdo deputetet i LSDM-së pa punuar kanë kurrsyer nga 15 mijë euro në bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat