Davidoviq: Përveç prokurorit special na duhet edhe një gjykatë speciale

Maqedonia

Davidoviq: Përveç prokurorit special na duhet edhe një gjykatë speciale

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:35

Avokati Zvonko Davidoviq në një intervistë për Fokus theksoi se ai me kënaqësi do ta pranonte rrolin e prokurorit special.

Pas tentimit të Gjykatës themelore Shkupi 1 që t`i minoje bombat e Zoran Zaevit, gjegjësisht incizimet nga përgjimet jo ligjore t`i hedh poshtë si dëshmi, pasi që sipas tyre kanë qenë jo ligjore, edhe njëherë e forcoi nevojën nga prokurori special, transmeton zhurnal.

“ Përveç nevojës për prokurorin special që është e domosdoshme jo vetëm për shkak të bombave, por edhe për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë është e nevojshme edhe një gjykatë speciale.

Disa herë kam sqaruar se si realizohej kjo gjë gjatë viteve të kaluara me gjëra të imta e pastaj me ndryshime më të mëdha në kompetencën e gjykatave, për shkak të paaftësisë së tyre dhe mos dëshirës që në mënyrë reale t`i shohin problemet dhe të përballen me to.

E para, e kanë humbur pjesën e sjelljes së vendimeve dhe kryerjes së saj që është njëra prej atributeve esenciale të pushtetit, ndërsa gjykatat prej gjithmonë janë proklamuar si pushteti i tretë.

Mos realizimi i vendimeve të sjella në jetë, ishte vetëm sinjali i parë i erozionit të gjykatave” deklaroi Davidoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat