Gjeniu 4 vjeçar nuk lejohet të hyjë në klasë të parë (Dokument)

Maqedonia

Gjeniu 4 vjeçar nuk lejohet të hyjë në klasë të parë (Dokument)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:43

Katër vjeçari Arsov nga Velesi edhe disa vite do të qëndroj në shtëpi në vend se të shkojë para kohe në shkollë. Mosha e tij, dhe jo dija e tij apo inteligjenca është një pengesë për regjistrimin në shkollë. Këtë nuk e lejon ligji për arsim, tha Ministria e Arsimit.

Ky fëmijë superior i talentuar duhet të shkojë në shkollë, thuhet sipas shërbimit pedagogjik-psikologjik të “Vasill Gllavinov” dhe disa ekspertëve të dëshmuar të psikologjisë në vend. Por, Ministria e Arsimit ka thënë se Arsov mund të regjistrohet në shkollë kur ai të ketë mbushur 5 vjet e 8 muaj, transmeton Duma, njofton Telegrafi.

‘Përsëri edhe një vit tjetër u humb. Stagnim në vend, ne jemi të zhgënjyer, por ne nuk kemi asnjë mënyrë për të dalë. Asnjë program në Maqedoni për fëmijët me inteligjencë të lartë. Nuk e di se çfarë të them përveç se idesë për të shkuar në zyrat diplomatike të shteteve të huaja në Maqedoni’, tha nëna e Arsovit.

Ekipi i edukatorëve dhe psikologëve të cilët e kanë testuar djaloshin, në letrën e lëshuar më tej shtojnë se, fëmija lexon dhe flet anglisht me një theks të përsosur. Kristiani ka marrë pjesë në garën matematikore ‘Kangur’, në kategorinë e nxënësve të klasës së dytë dhe të tretë dhe i ka kryer të gjitha detyrat dhe shumëfishimin me numra dy shifror, shkruan Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat