Plagoset një ushtar profesionist i Maqedonisë

Maqedonia

Plagoset një ushtar profesionist i Maqedonisë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:04

Një ushtar profesionist i ARM-së, në moshën 27-vjeçare ka marrë lëndime trupore nga armatimi personal (pushkë automatike) me të cilën ka kryer detyrë gjatë orëve të mbrëmjes, gjatë kryerjes së rregullt të shërbimit të rojes në kazermën “Mirçe Acev” në Prilep.

Nga shkaqe të panjohura deri më tani, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, ushtari profesionist gjatë kryerjes së detyrës në vendin roje në kazermën “Mirçe Acev” në Prilep, ka marrë lëndime në pjesën e stomakut. Ushtarët të cilët kanë qenë në detyrë menjëherë i kanë ofruar ndihmë të parë, ndërsa për një kohë të shkurtër ushtari është dërguar në spitalin e qytetit në Prilep, ku është konstatuar se tek ai ka hyrë dhe ka dale plumbi në pjesën e stomakut. Ushtari mbrëmë është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ku i është kryer intervenim kirurgjik dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Për rastin, thuhet në kumtesë janë njoftuar organet kompetente gjyqësore, organet e MPB-së dhe shërbimi kujdestar i Policisë ushtarake, të cilët kanë dalë në vendngjarje që t’i vërtetojnë shkaqet për çka ka ardhur deri në gjuajtje të plumbit nga armatimi personal dhe lëndimi i ushtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat