Në Maqedoni kërkohet unifikimi i librave me të Shqipërisë e Kosovës

Maqedonia

Në Maqedoni kërkohet unifikimi i librave me të Shqipërisë e Kosovës

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:49

Tash e disa vjet nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë me libra të keqshkruar, të pakuptueshëm dhe shpesh fyese kundrejt shqiptarëve. Pavarësisht premtimeve nga Ministria e Arsimit në Maqedoni se librat do përmisohen, ata nuk janë mbajtur dhe secilin vit përsëritet rezymeja e njejtë.
Për kryetarin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Samet Jahiji, dega Kumanovë, thotë për Portalb se deri më tani duhej të ndërmerret një hap i tillë, pasi që gabimet hutojnë nxënësit si dhe shtrembërojnë historinë.
“Librat kanë gabime skandaloze, duke filluar nga përkthimi e deri tek përmbajtjet fyese dhe të shtrembëruara. Një gjë e tillë duhet të ndalohet se mësimdhënësit nuk dinë se çfarë të ligjërojnë sepse këto libra janë në plan program. Ata detyrohen të krijojnë vetë materiale të sakta dhe verifikuara, por prapë nxënësit hutohen me ato që shkruan në libra”, tha Jahiji.
Ai shtoi se sidomos unifikimi i Abetares është i domosdoshëm.
“Probleme me libra kemi tani më një kohë të gjatë, LASH e Kumanovës edhe më herët ka theksuar se unifikimi i teksteve shkollorë duke filluar nga abetarja, do të ishte një zgjidhje e përhershme e problemeve tona”, shtoi Jahiji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat