Shqiptarët në Maqedoni bashkojnë forcat intelektuale

Maqedonia

Shqiptarët në Maqedoni bashkojnë forcat intelektuale

Nga: Daim Hiseni - veprimtar Më: 4 shtator 2015 Në ora: 09:24

Me iniciativë të sektorit civil, në bashkëpunim me një grup të intelektualëve, veprimtarëve dhe me përfaqësuesit e subjekteve të reja politike është ngritur iniciativa për formimin e një këshilli koordinativ mbipartiak dhe për organizimin e Kuvendit të përbashkët ku në mënyrë të hapur do të analizohet pozita aktuale e Republikës së Maqedonisë dhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese si garancë e stabilitetit në vend dhe rajon drejt një demokratizimi të mirëfilltë me sundim të së drejtës dhe ligjit.

Nga ky Kuvend pritet të dilet me një rezolutë (platformë) të përbashkët.

Ky akt do të jetë qëndrim, zotim dhe vendim unanim i pjesëmarrësve në Kuvend drejt rishqyrtimit të konceptit të shtetit.

Një Maqedoni qytetare, multietnike dhe shtet bilingual, ku bartës të sovranitetit janë populli shqiptar dhe ai maqedon.

Pjesë e këshillit iniciativë, me pjesëmarrje direkte, me propozime konstruktive dhe të drejt legjitime në mbështetjen dhe në formimin e trupave për operacionalizimin e saj kanë të gjitha subjektet politike, sektori civil, organizata dhe shoqata qytetare si dhe intelektual të lëmive të ndryshme të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e punës duke ndihmuar këtë iniciative e cila në këtë kohë është nevojë e pa tjetërsuar dhe obligim individual dhe kolektiv e popullatës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat