Ermira Mehmeti kërkon rishikim të Marrëveshjes së Ohrit

Maqedonia

Ermira Mehmeti kërkon rishikim të Marrëveshjes së Ohrit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 21:06

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti është bë përfaqësuesja e parë e BDI-së e cila kërkon rishikim të Marrëveshjes së ohrit. Me një kërkesë të tillë ajo është paraqitur sot në dëgjimin publik me rastin e 20 vjetorit të Kushtetutës se Dayton-it, organizuar nga Keshilli i Europës, ne Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës në Sarajevë.

Me këtë rast, ajo ka bërë një krahasim teorik dhe praktik mes Marreveshjes se Dayton-it dhe Marreveshjes se Ohrit, ku ka nënvizuar difektet në implementim me të cilat ballafaqohen klasat politike, e të cilat difekte nuk ishin parashikuar në kohen kur këto marrëveshje janë arritur.

“Po, ka ardhur koha qe te rishikohen keto marreveshje sepse shoqerite tona kane ndryshuar, kane evoluar dhe nuk jane ato qe ishin 14 apo 20 vite me pare. Problemi kryesor, megjithate, eshte, se ne cilin drejtim do te shkonte rishikimi i mundshem i tyre. Une besoj se duhet te shkoje ne drejtim te plotesimit te kerkesave dhe pritshmerive te qytetareve dhe te jete ne funksion te avancimit te metejme te standarteve demokratike dhe te karakterit multietnik te vendit tone”, ka thënë me këtë rast Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat