Studeniçani dhe Kondova në Zjarre

Maqedonia

Studeniçani dhe Kondova në Zjarre

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:47

Sërish është aktivizuar zjarri në Studeniçan afër Shkupit, ndërsa zjarre të reja pasdite janë paraqitur edhe në Kondovë dhe në katër vende në komunën e Makedonski Brodit, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).

Bari i thatë dhe pylli i përzier digjet në fshatin Osiçan, Cvetovë-Malçishte dhe rrugën e cila çon drejt Elovës në komunën e Studeniçanit. Janë angazhuar dy aeroplanë të zjarrfikësve, tre zjarrfikës të NJTZ-së, si dhe 20 persona nga Ekonomia pyjore (EP).

Zjarr ka edhe në zonën e fshatit Krapa në komunën Makedonski Brod. Në shuarjen e tij janë angazhuar dy të punësuar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, tre zjarrfikës nga NJTZ-ja, nëntë persona nga EP dhe gjashtë persona nga veni i banuar.

Zjarri po digjet edhe në vendin Carovec dhe për shuarjen e tij janë angazhuar 20 persona nga EP-ja. Janë paraqitur zjarre edhe në fshatin Sllatinë dhe midis fshatrave Vir dhe Lokvicë.

Në orën 14:50 zjarr ka shpërthyer edhe në Kondovë mbi Medresenë. Është djegur pyll me pisha, ndërsa aeroplanët e zjarrfikësve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim janë angazhuar për shuarjen e tij.

DMSH informon se zjarret tjera të cilat janë paraqitur në 24 orët e fundit janë shuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat