Kallëzim penal kundër shkupjanit i cili ka përdorur kartela kreditore false

Maqedonia

Kallëzim penal kundër shkupjanit i cili ka përdorur kartela kreditore false

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:48

Sektori për kriminalitet kompjuterik dhe ai i forenzikës digjitale të MPB-së, ka paraqitur kallëzim penal kundër të akuzuarit D.A. për kryerje të veprës penale “Prodhim dhe përdorim të kartelave kreditore false”.

Gjatë shtatorit të vitit 2012 ilegalisht i ka siguruar të dhënat bankare të kartelave kreditore nga jashtë dhe ka kryer transaksion ilegal në një faqe interneti të Maqedonisë që shërben online produkte për shitje. I paraqituri ka blerë pajisje kompjuterike – Tablet, sipas së cilës ka fituar pronë të paligjshme me vlerë prej 29.980 denarë.

Policia ka informuar se banka e brendshme ka paraqitur kallëzim penal për nisjen e hetimit për transaksionet e kryera me “ViSA” kartelën nga vendi i jashtëm, që është e paraqitur si e humbur.

MPB njofton se është kryer kontroll në shtëpinë e D.A. dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar pajisja kompjuterike – Tablet, ndërkaq gjatë përfundimit të analizës forenzike janë gjetur një numër i madh i numrave të kartelave kreditore si dhe të dhëna nga pronarët e kartelave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat