Maqedoni: Vetëm dje kaluan 3500 refugjatë

Maqedonia

Maqedoni: Vetëm dje kaluan 3500 refugjatë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:55

Me 5 trena të ndryshëm u transportuan vetëm dje 3500 refugjatë nga Gjevgjelia në Tabonovcë në kufij me Serbinë. Sipas UNHCR-së disa prej refugjatëve kanë udhëtuar edhe me taksi e autobusë. Fluks i ngjashëm pritet të jetë edhe në ditët në vijim.

Sot në mëngjes është stacionuar një tren për të pritur emigrantët tjerë, ndërsa edhe dy tjerë janë në gatishmëri për ndonjë fluks eventual./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat