Samiti ekonomik i Maqedonisë prej 18 deri 20 nëntor në Shkup

Maqedonia

Samiti ekonomik i Maqedonisë prej 18 deri 20 nëntor në Shkup

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:26

Prej 18 deri më 20 nëntor në Shkup do të mbahet Samiti ekonomik i Maqedonisë në organizim të "Makedonija 2025".

Fokusi i samitit do të jetë si të ndërlidhet Maqedonia me rajonin më gjerë dhe ajo do të paraqesë platformë për vendosjen e komunikimit ndërmjet komunitetit afarist të Мaqedonisë dhe përfaqësuesve nga jashtë.

Në samit është paralajmëruar pjesëmarrja e Heri Kremer, profesor i strategjive në Shkollën për menaxhment Kellog në SHBA, Xhejms Llogan Xhons, ish-këshilltar për siguri i presidentit të SHBA-së, Guru Banavar, drejtor ekzekutiv për teknologji i kompanisë IBM, përfaqësues të Këshillit të drejtorëve të "Makedonija2025" dhe ekonomistë dhe menaxherë me renome.

Deri më tani "Makedonija2025" organizoi dy samite në Ohër, si dhe dy biznes forume në Toronto dhe në paris. Në këto ngjarje marrin pjesë mbi 100 folës nga Maqedonia he nga 40 shtete të tjera dhe u organizuan 200 takime ndërmjet kompanive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat