Partitë shqiptare duhet të ngriten në këmbë, i duam të drejtat e njëjta si serbët në Kosovë!

Maqedonia

Partitë shqiptare duhet të ngriten në këmbë, i duam të drejtat e njëjta si serbët në Kosovë!

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:22

Shqiptarët e Maqedonisë janë të diskriminuar për dallim nga serbët e Kosovës. Modelin e formimit të asociacionit serb në Kosovë mund t’a bëjnë partitë politike shqiptare .

Me këtë partit shqiptare në aspektin kombëtar do të bënin një hap përpara drejt federalizimit të Maqedonisë. Kështu vlerson për Zhurnal, profesori universitar, Bekim Kadriu.

“A është më produktive apo jo është cështje për t’u diskutuar.Shumë është me rëndësi të dihet se cfarë qëllimi kemi ne shqiptarët e Maqedonisë. Nëse kemi për qëllim që të forcojm tendencat federaliste apo të forcojm tendencat unitare dhe të mbajm shtetin ashtu si funksionon. Eventualisht të formohet një federat në Maqedoni me dy tre, katër njësi federative ose kantone. Si iniciativ ekziston, por këta duhet ta ofrojnë partitë politike dhe duhet të shihet se qytetarët a japin përkrahje apo jo këtij opsioni”, ka deklaruar Kadriu duke shtuar se para se të ngritet një iniciativ si në Kosovë duhet të analizohet mirë plani i veprimit dhe efektet.

“A do të ishte mirë që edhe në Maqedoni të ngrisim një iniciativ të këtill duhet të bëhet një analizë e thellë dhe të shikohet në aspektin kombëtar, mundësia e bashkëpunimit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni.Si komuna e Strugës, Kërcovës, Dibës, Gostivarit si dicka e ngjajshme me komunat serbe të veriut të Kosovë”, ka theksuar ai duke shtuar se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar për dallim nga serbët në Kosovë, andaj duhet të ndryshohet ligji.

“Mua me intereson mundësia e bashkëpunimit të komunave me shumicë shqiptare, duhet të ndryshohet ligji për administrim lokal i cili do të jepte një mundësi të re të bashkëpunimit. Sipas ligjit aktual komunat mund të bashkëpunojnë, por nuk është i atij niveli si i komunave serbe në Kosovë. Me parlament të vecantë me simbole të vecanta, me financim të shtetit shqiptar Ne nuk e kemi”, ka deklaruar profesori universitar, Bekim Kadriu.

Ai flet edhe asociacionin e ri të komunave serbe në Kosovë, ku një pakicë e vogël serbe ka Parlamentin, simbolet dhe shumë të drejta të tjera, madje edhe financohet nga Qeveria e Serbisë. Sipas tij me formimin e asociacionit në Kosovë u legjitimua federalizimi i shtetit kosovar.

“ Komunat e veriut të Kosovës tani kanë parlamentin, simbolet e veta, flamurin dhe mbështetjen financiare nga shteti serb. Kjo nënkupton se marrëveshja politike po legalizon federalizimin e një territori të Republikës së Kosovës.De fakto parashihen institucione paralele, ku u jep autonomi më të madhe pakicës serbe për të zgjidhur cështje të caktuara në nivel lokal”,thekson profesori, Kadriu.

Ndryshe në Maqedoni 1/3 e popullatës së përgjithshme janë shqiptar etnik. Nga numri i përgjithshëm i komunave 18 kryetar janë shqiptar, por nuk kanë Parlamentin dhe simbolet e tyre.

Komunat shqiptare janë më të varfëra në Maqedoni, ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve, shkollave mbajn ende emra të heronjve maqedonas. Investimet janë minimale, mungojnë qendrat shëndetësore dhe kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat