Maqedonia duhet të ketë kujdes në respektimin e marrëveshjes

Maqedonia

Maqedonia duhet të ketë kujdes në respektimin e marrëveshjes

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:36

Me shpalljen e pavlevshme të dëshmive të dala nga LSDM gjatë përgjimeve, seriozisht rrezikohet zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos, që mes tjerash parashihte edhe krijimin e gjykatave të pavarura, mediave të lira dhe dorëheqjen e Nikola Gruevskit.
Marrëveshja në hapat e parë të saj parashihte kthimin në parlament të opozitës maqedone, që u zbatua në 1 shtator, dhe dorëheqjen e prokurorit special që duhet të ndodhë deri më 15 shtator.

Analisti Osman Kadriu thotë se ka gjasë teorike për realizimin e kësaj pike, mirëpo vështirë se do mund të zbatohet deri më 15 shtator.
“Lidhur me përzgjedhjen e prokurorit special, mendoj se ka kohë që të realizohet kjo kërkesë, mirëpo mesa shohim vullnet politik dhe diskonim politik për këtë çështje nuk ka fare. Andaj jam shumë pesimist dhe them se deri me këtë datë të përcaktuar nuk do të bëhet përzgjedhja e personit të duhur për këtë post”, tha Kadriu për Portalb.
Ai shtoi se nëse kjo pikë e Marrëveshjes nuk realizohet atëherë ajo do të dështojë dhe Maqedonia do të hyjë në një krizë edhe më të thellë politike.
“Marrëveshja e arritur nuk do të zgjidh krizën politike në vend, por ajo është një rrugë drejt arritjes së zgjidhjes së krizës. Nëse nuk respektohen afatet dhe nuk përzgjidhet prokurori special, Maqedonia do të hyjë në një krizë edhe më të thellë politike. Përzgjedhja e prokurorit special është në favor të të gjithëve”, tha Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat